Mustafa me një varg pyetjesh drejtuar Qeverisë për krizën: Varfëria po rritet çdo ditë

Prishtinë | 06 Gus 2022 | 13:11 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ish-ministri i Bujqësisë, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa në një konferencë për medie ka thënë se Kosova është futur në krizë energjetike, që dita ditës po bëhet e pa përballueshme për qytetarët, raporton Ekonomia Online.

Mustafa më tej ka shtuar se kreu i kësaj partie qysh vitin e kaluar kishte paralajmëruar krizë energjetike, por që nuk ishte marrëparasysh nga pushteti.

“Kriza energjetike dhe kriza e rritjes së çmimeve po e varfëron çdo ditë qytetarin e Kosovës. Por në këtë krizë të madhe edhe më e varfër është përgjigja e Qeverisë së Kosovës me mungesën e masave që e përkrahin qytetari”.

“Përderisa qytetarët po përjetojnë gjendjen e rëndë me norma rekorde të inflacionit të cilat nga muaji në muaj vetëm po rriten, pushteti  ka zgjedhur ta luaj rolin e spektatorit. Ishte pranvera e vitit  2021 kur kryetari Abdixhiku paralajmëroi krizën energjetike, ndërsa pushteti u përgjigj se kur nuk ka krizë nuk mund të merremi më krizë”.

Mustafa, vlerëson se edhe pse Qeveria e Kosovës premtoi subvencionim prej 90 milionë eurove për energjinë, sektori i energjisë është drejt bankrotimit.

Mustafa, mes tjerash, konsideron se Zyra e Rregullatorit të Energjisë është kthyer në departament të Qeverisë së Kosovës.

“Qeveria premton 90 milionë euro subvencione për energjinë ndërsa sektori i energjisë po shkon drejt bankrotimit, aq e rënduar është gjendja dhe aq të pakoordinuara janë veprimet e qeverisë sa që edhe ZRrE-ja është shndërruar në departament të qeverisë”, tha Mustafa.

Mustafa tha se LDK tash e disa kohë ka dhënë propozimet e saj për zbutjen e krizës energjetike, raporton EO.

“LDK tash e sa kohë ka dhënë propozime konkrete për zbutjen e efekteve të kësaj krize, si: Remonti me kohë i blloqeve të KEK-ut, sigurimi në kohë i importit të energjisë elektrike përmes kontratave afatgjata dhe me kosto të përballueshme, eliminimi i tërësishëm i TVSh-së në faturat e energjisë elektrike, eliminimi i tarifave diskriminuese, masa nxitëse si burim alternativ për ngrohje, masa nxitëse dhe financuese për efiçiencë të energjisë”

Ndërkaq, ai po ashtu iu drejtua qeverisë me disa pyetje: “ Tanimë që sezoni i dimrit po afron shpejt, i kërkojmë qeverisë t’i përgjigjet këtyre pyetjeve: A do të ketë mjaftueshëm energji në dimër, apo do të ketë reduktime? A do të shtrenjtohet më shumë çmimi i energjisë për qytetarët dhe për prodhuesit vendor dhe nëse po, sa?  Me rastin e rritjes së papërballueshmërisë çka do të bëjë qeveria për qytetarin? Sa familje kosovare rrezikojnë të varfërohen nga rritja e çmimit të energjisë dhe produkteve esenciale? ”, t.

Lexo më shumë:

Të ngjashme