Mustafa: Më vjen mirë që shumica e deputetëve sot ishin në sallë

Prishtinë | 10 Maj 2017 | 14:31 | Nga

Kryeministri Isa Mustafa duket se po e pranon me qetësi rrëzimin e qeverisë së tij.

“Si shtet i ri duhet t’i nënshtrohemi vullnetit të qytetarëve dhe parlamentit. Nuk dua të komentoj unë, edhe po votuan (mocionin për rrëzimin e Qeverisë) i falënderoj për bashkëpunimin që e kemi pasur”, tha Mustafa, pak para votimit të mocionit.

Kreu i LDK-së kritikoi sërish deputetët për mospunën, sikur bëri edhe në fjalimin e tij në Kuvend.

“Më vjen mirë që është hera e parë qe shumica janë brenda dhe jo jashtë”, tha Mustafa, transmeton Ekonomia Online.

Të ngjashme