Mustafa merr pjesë në Samitin e Partive Popullore Evropiane – Liderët e Ballkanit Perëndimor

Prishtinë | 06 Maj 2020 | 15:36 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, sot me ftesë të Presidenti të EPP-së, Donald Tusk, mori pjesë në takimin – videokonferencën, me liderët e EPP-së, organizuar nga Partitë Popullore Evropiane, në kuadër të Samitit të Zagrebit.

Në këtë takim Kryetari Mustafa, diskutoi për perspektivat e BE-së për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe sfidat me të cilat po përballemi në veçanti me pandeminë Covid-10. Ai kërkoi mbështetjen e të gjitha vendeve për liberalizimin e vizave.

Po ashtu, kryetari Mustafa diskutoj për objektivat e Qeverisë së LDK-së, përfshirë trajtimin e situatës së post pandemisë, rimëkëmbjen ekonomike, forcimin e ligjit, luftimin e korrupsionit dhe objektivat tjera kyçe që do të ndikojnë në zhvillimin e Kosovës.

Në këtë pikë kryetari Mustafa theksoi që dialogu Kosovë – Serbi do të jetë në fokus, që synon të ketë njohjen reciproke.

Ai gjithashtu falwnderoi BE-në për përkrahjen e deritanishme në të gjitha proceset.

Në Samitin e EPP-së, marrin pjesë liderët institucional dhe të opozitës të 27 vendeve të BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor

Të ngjashme