Mustafa: Mirëqenia sociale po rritet, sigurimet shëndetësore nga 1 korriku

Prishtinë | 06 Maj 2017 | 10:06 | Nga

Kryeministri Isa Mustafa, përmes një postimi në Facebook, ka numëruar sukseset dhe të arriturat e qeverisë që udhëheq.

Mustafa ka përmendur rritjen e pensioneve kontributdhënëse, asistencës sociale, nisjen e ndarjes së pensioneve për veteranët e UÇK-së si dhe planet për sigurimet shëndetësore.

Postimi i plotë i Mustafës:

“Të dashur miq,
Kjo Qeveri rriti deri në 65% pensionet kontributdhënëse dhe 25% asistencën sociale. Kjo Qeveri nisi dhënien e pensioneve për veteranët e UÇK-së, çështje e premtuar dhe e zvarritur 15 vjet. Përfunduam përgatitjet dhe fillojmë me sigurimet shëndetësore nga 1 korriku 2017. Mirëqenia sociale po rritet dhe do të ngritet. IM” (sic), ka shkruar Mustafa.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme