Mustafa: Mocioni do të vazhdojë në Kuvend, ky është vendim i Kryesisë së LDK-së

Prishtinë | 23 Mar 2020 | 11:16 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa, tha se për mocioni tha se do të vazhdoj në Kuvendin e Kosovës, raporton Ekonomia Online.

“Mocioni do të vazhdojë në Kuvendin e Kosovës ky është vendim i kryesisë së LDK-së”.

Dita e mërkurë është afati i fundit kur do të duhej të vihej në votim para deputetëve mocioni i iniciuar nga LDK-ja javën e kaluar.

Por, paraprakisht, Kuvendi do t’i drejtohet me një shkresë Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike për të kërkuar rekomandim nëse ekzistojnë kushtet për mbajtjen e seancës.

Sipas pikës 3 të nenit 100 të Kushtetutës, mocioni i mosbesimit vihet në rend dite në Kuvend, jo më vonë se pesë ditë, e as më herët se dy ditë nga data e parashtrimit të tij.

Lexo më shumë:

Të ngjashme