Mustafa: Mocionistët ta formojnë qeverinë ashtu si e rrëzuan

Prishtinë | 16 Qer 2017 | 16:55 | Nga

Zyrtari i LDK-së, Muhamet Mustafa, situatën pas zgjedhjeve e ka komentuar në Facebook, ai ka thënë se ata që e rrënuan qeverinë “Mustafa” e duan në koalicion, mirëpo sipas tij zgjidhja e duhur do të ishte që LDK të qëndrojë në opozitë ndërsa qeverinë ta formojnë iniciuesit e mocionit.

“Mocionistat tash duhet te dijne te behen bashke ta formojne Qeverne, ashtu siq diten ne menyre joparimore ta rrexojne Qeverisne e udhehequr nga LDK”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

Ai ka thënë se LDK ka mundësi të zgjedh partitë për të hyrë në koalicion, por sipas tij LDK është më mirë të qëndrojë në opozitë për ta forcuar programin e partisë.

Ky është postimi i plotë i Mustafës:

TASH E DUAN NE KOALICION QEVERINE QE E RRENUAN, ose Mocionistet le te behen bashke per krijimin e Qeverise ashtu siq u bene bashke ta rrexojne Qeverine e udhehqur nga LDK, perkatesisht kryemnistri Mustafa

Kjo situata pas zgjedhjeve duket mjaft interesante. Para me pak se dy muajsh mocionistat dhe aderuesit e tyre u bene bashke qe ta votojne ate dokument qe kishte nje permbajtje te sajuar dhe te paargumentuar, duke e i ndalur shume procese reformuese, vecmas ne ekonomi, po edhe duke e futur vendin ne pasiguri sa i perkete konstituimit te Kuvendt, e sidomos Qeverise se re. Natyrisht se mocionistat dhe aderuesit e tyre kane marre me kete nje pergjegjesi te madhe dhe tash kur kane deshtuar ne projekcionet se sa vota mund te marrin i qasen pragmatizmit.

Ne politike Pragmatizimi eshte i dobishem, por as pragmatizmi nuk duhet te kaloje mbi disa parime. Nuk di mbi cafre kredoje disa koalicione ose parti tash e ftojne LDK qe te hyje ne koalicion me ta.

LDK natyrisht se ka mundesine te zgjedhe , por per mua pozicioni i saj me i mire tash eshte te mbetet ne opozite dhe punoje shume ne forcimin organizativ e progamore te Partise .

Mocionistat tash duhet te dijne te behen bashke ta formojne Qeverne, ashtu siq diten ne menyre joparimore ta rrexojne Qeverisne e udhehequr nga LDK.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme