Mustafa: Moskthimi i Haradinajt, i padrejtë dhe i papranueshëm

Prishtinë | 02 Mar 2017 | 11:15 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Isa Mustafa, thotë se moskthimi i liderit të AAK-së, Ramush Haradinajt nga Franca, është i papranueshëm dhe i padrejtë.

Mustafa tha se para gjykatave të tilla duhet të përgjigjen ata që kanë bërë krime në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

“Shtyrja e serishme e vendimit për lirimin e ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, është dëshmi e keqpërdorimit të drejtësisë nga Serbia, e cila në emër të informatave shtesë, po zvarrit një proces të ndërtuar mbi akuza të fabrikuara, përmes rrugëve të paligjshme dhe me synime degraduese për tërë popullin e Kosovës”, ka thënë Mustafa.

Ai iu përgjigj edhe deputetes së PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, sa i përket fazës dhe mënyrës së ndryshimit të dialogut me Serbinë.

“Formati i dialogut do të bëhët gjithmonë në relacion se si e ka edhe Serbia por do të bëhet në diskutim me Presidentin dhe kryetarin e Kuvendit, por do të mundohemi që dialogu të jetë sa më transparent, ka thënë Mustafa.

Të ngjashme