Mustafa: Msh-ja nuk mund ta izoloj Pacollin, po politizohet ardhja e tij

Prishtinë | 28 Pri 2020 | 18:31 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka reaguar ndaj paralajmërimeve të MSh-së, se nëse vjen kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli nga Zvicra do të vendoset në karantinë.

Mustafa me këtë rast ka thënë se ky vendim është politik, duke thënë se Ministria s’mund të marrë vendime të tilla pa e parë dokumentacionin e Pacollit për gjendjen e tij shëndetësore.

Statusi i tij i plotë:

Ministria e Shëndetësisë po merret me politikë në emër të Covid-19.

Paralajmërimi i kësaj ministrie, se nëse vjen Behgjet Pacolli nga Zvicra do të vendoset në karantinë, është vendim politik. I izolimit të një deputeti. Të përfaqësuesit të popullit!

Ministria s’mund të marrë vendime të tilla pa e parë dokumentacionin e z. Pacolli për gjendjen e tij shëndetësore, të cilin vlerësim nuk e bëjnë zyrtarët e ministrisë por ekipet e mjekëve.

Ministria e ka vështirë të dëshmojë se nuk ka lejuar raste e raste të shkojnë në shtëpitë e tyre, pas dëshmive që kanë prezantuar për gjendjen e tyre shëndetësore Prandaj nuk ka nevojë ta maltretojnë një deputet dhe një biznesmen të njohur.

Sjellja e tillë e kësaj qeverie është argumenti më i mirë që ajo e arsyetoi rrëzimin e saj.

Mos e maltretoni z. Pacolli, mos u thirrni në parimet që nuk i keni zbatuar ju që e keni shkelur Kushtetutën, sepse votat i kemi. IM

Të ngjashme