Mustafa: Na duhet një qeveri që i ka dyert e hapura në Evropë

Lipjan | 21 Maj 2017 | 16:30 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri në largim dhe kryetar i LDK-së, Isa Mustafa, në një tubim zgjedhor në Lipjan ka shprehur bindjen se koalicioni LDK-AKR do t’i fitojë zgjedhjet.

Mustafa ka thënë se Kosovës i duhet një qeveri që do t’i ketë “dyert e hapura” në Evropë dhe ShBA dhe që nuk ndikohet nga vendet fqinje, raporton Ekonomia Online.

“Ajo që ne do të sigurojmë është që Kosova të ketë një qeveri dhe një qeverisje, e cila do t’i ketë dyert e hapur në Evropë dhe ShBA; të ketë një qeveri dhe një kryeministër nga të tjerët dhe vendet fqinje; një qeveri e cila do të punojë për zhvillimin ekonomik dhe punësim”.

Hoti premton dyfishim të investimeve në Lipjan

Kurse, kandidati për kryeministër, Avdullah Hoti, lavdëroi shefin e tij të deritanishëm, Isa Mustafa, sikurse dhe kryetarin e Lipjanit, Imri Ahmeti.

“Kryetari juaj ka bërë mrekulli. E ka gjetur një buxhet prej 9 milionë e ka rritur në 15 milionë euro”, iu tha Hoti, anëtarëve dhe simpatizantëve të mbledhur në restorant “Rozafa” në Lipjan.

Hoti iu ka premtuar se do ta dyfishojnë edhe buxhetin e Lipjanit. “Këto nuk janë premtime të pabaza, por të analizuara nga një ekip i jashtëzakonshëm i ekspertëve të ekonomisë dhe fushave të tjera”, u shpreh ministri i Financave në Qeverinë Mustafa.

Në vazhdim, Hoti ka folur për projekte konkrete që do të realizohen në Lipjan.
“Do t’i realizojmë edhe tri projekte madhore, duke e kompletuar zonën ekonomike me 1.4 milion euro për 110 biznese të reja, pastaj trajtimin e ujërave të zeza dhe e gjithë rrjedha e lumit Sitnica do të mbrohet nga ujërat e zeza për të lejuar që të kultivohet bujqësia në atë pjesë. Gjithashtu jemi duke e finalizuar studimin e fizibilitetit për ujitjen e 40 mijë hektarëve të tokave bujqësore në Lipjan-Ferizaj-Viti nëpërmjet Ibër-Lepencit, i cili investim do të kushtojë 200 milionë euro”, ka thënë Hoti.

Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, ka thënë se janl të kënaqur me angazhimin dhe përkrahjen që Lipjani ka pasur nga kryeministri aktual, Isa Mustafa. “Shpresojmë që kjo përkrahje do të vazhdojë nga kryeministri i ardhshëm Avdullah Hoti”, u shpreh ai.

Ahmeti tha se e kishin menduar këtë si një takim me struktura, por pjesëmarrja kaq masovike tregon se LDK po fuqizohet.

Video & Fotot: Ekonomia Online

  

Të ngjashme