Mustafa: Në Bruksel s’është biseduar për murin

Prishtinë | 23 Dhj 2016 | 17:46 | Nga

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, në debatin parlamentar për ndërtimin e murit ilegal në farësi të urës së Ibrit, ka thënë se në Bruksel nuk është diskutuar asnjëherë për këtë mur.

Sipas tij, atje është diskutuar vetëm për konstruktimin e urës së Ibrit. Kryeministri Mustafa ka deklaruar se ai muri është ilegal dhe si i tillë do të largohet.

Mustafa po ashtu ka bërë me dije se Qeveria e Kosovës nuk do të pranojë të hyjë në bisedime për largimin e atij muri.

Ai ka thënë përmes procesit të dialogut të Brukselit janë hequr barrikadat në pjesën veriore. Në këtë kontekst, kryeministri Mustafa ka përmendur sukseset e këtij dialogu.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme