Mustafa në darkën me liderët e rajonit në Bruksel

Prishtinë | 24 Maj 2017 | 12:47 | Nga

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Isa Mustafa, me ftesë të Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, do të marrë pjesë në darkën që shtrohet sot për liderët e Ballkanit Perëndimor në Bruksel.

Në këtë darkë të ftuar nga zonja Mogherini, ku do jetë i pranishëm kryeministri Mustafa, do te jenë prezentë edhe kryeministrat e shteteve të rajonit dhe do të diskutohet për gjendjen aktuale, perspektiven si dhe avancimin e rrugës euro-integruese të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Gjatë ditës, kryeministri Mustafa, po ashtu, do të zhvillojë një takim bilateral me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Siguri, njëkohësisht zëvendëspresidente e KE-së, Federica Mogherini.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme