Mustafa: Nëse qeveria i siguron votat për demarkacionin edhe LDK e voton

Prishtinë | 08 Dhj 2017 | 14:33 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa, mas mbledhjes së kryesisë së kësaj partie tha se nëse Qeveria e Kosovës i siguron votat për versionin aktual për demarkacionin do ta votojnë atë, raporton Ekonomia Online.

“Dihet publikisht që këtij projektligji ai kanë bashkangjitur një raport të një komisioni të ri shtetëror që më së shumti është marrë me punën e komisionit të vjetër, ne si LDK vlerësojmë që është përgjegjësi e koalicionit qeverisës që ata të sigurojnë që i kanë votat dhe kanë dispononim e tyre që ta përkrahin këtë marrëveshje që të ratifikohet marrëveshja në kuvend. Nëse koalicioni i ka votat edhe ne do ta ndihmojmë këtë proces”.

“Është çështje e jona që karshi vlerësimeve tona ta ndihmojmë këtë proces, pasi duam që qytetarët e vendit të lëvizin lirshëm, të udhëtojnë të lirë”.

Sipas tij, deklaratat e Haradinajt dje gjatë ditës në Kuvend janë joserioze. Mustafa pretendon se një kryeministër nuk mundet ta propozj një projektligj, dhe atë ta kontestoj vet.

“Deklarata e Haradinajt në Kuvend janë joserioze, sepse nuk mundet një kryeministër t’ia propozoj një projektligj Kuvendit dhe atë ta kontestoj vet. Nëse kryeministri dhe partnerët e koalicionit sigurojnë votat, atëherë LDK-ja do të jetë e përgjegjshme për qytetarët”.

Ai ka folur edhe për vendimin e Gjykatës Supreme. Kolegji i Gjykatës Supreme e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), dega në Prishtinë, të paraqitur kundër vendimit të PZAP-së.

Mustafa nuk ka treguar se cili do të jetë hapi i radhës i kësaj partie ndonëse tha se në Prishtinë ka pasur keqpërdorime.

“Mbetet çështje e shtabit të Prishtinës, por ne vlerësojmë së janë bërë lëshime gabime, por shtabit i duhet të procedoj tutje nëse janë bërë gabime”.

Të ngjashme