Mustafa: Nëse VV këmbëngul për ministri të caktuara, ne shkojmë në opozitë

Prishtinë | 17 Tet 2019 | 22:35 | Nga Ekonomia Online

Lëvizja Vetëvendosje pasi fitoi zgjedhjet e 6 tetorit ka nisur ndarjen e ministrive dhe disa prej tyre thanë se as nuk do të negociohet me LDK-në. Njëri nga zyrtarët e kësaj partie, Rexhep Selimi “blindoi” Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe atë të Drejtësisë.

Por, një reagim i ashpër ka ardhur nga numri një i LDK-së, Isa Mustafa, i cili ka thënë se nëse Vetëvendosje dëshiron ministri të caktuar, ata do të shkojnë në opozitë.

“Sa i përket ndarjes së ministrive, ne nuk kemi biseduar me VV-në. Parimisht kemi thënë se ne do të pajtohemi sa i përket postit të kryeministrit që t’i takojë partisë së parë. Ne nuk do të bëjmë kërkesa që ta diskutojmë këtë. Ndërsa për ministritë do të ulemi dhe do të bisedojmë sepse ne nuk shohim ndonjë arsye që të futemi në Qeveri vetëm sa për të qenë aty”.

“Ne në asnjë rast nuk kemi përmend ndonjë ministri dhe në asnjë rast nuk do ta pranojmë parakushte për ministri të caktuara që mund të jenë të dëshiruara nga VV-ja”.

“Ne nuk e konsiderojmë se LDK-ja është meritore t’i ketë ministritë e parapëlqyera. Nëse dikush dëshiron të dialogojë me LDK-në duke synuar ministri të parapëlqyera; atëherë ne do t’ia lëmë krejt Qeverinë sepse nuk pranojmë parakushte të tilla”.

Të ngjashme