Mustafa: Nuk bëhem bashkë me Thaçin, Veselin e as me mënyrën e qeverisjes së Haradinajt

Prishtinë | 01 Mar 2019 | 16:29 | Nga Ekonomia Online

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, përmes një postimi në Facebook ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Ramush Haradinaj.

Mustafa thotë se Haradinaj e kishte futur atë në një “kazan” me presidentin Thaçi, kryeparlamentrarin Veseli dhe në korelacion me Serbinë.

Këto deklarata, kreu i LKD-së i cilëson si jo korrekte, të pasakta dhe se i përngjajnë një fushate.

Gjithashtu, ai ka thënë se nuk do të bëhet bashkë as me Thaçin e Veselin si dhe as me Haradinajn për mënyrën se si qeverisë ai.

Ky është postimi i plotë i Mustafës:

“Deklarata e sotme e Kryeministrit Haradinaj me të cilën mua dhe LDK-në i fut ne nje kazan me z. Thaçin, z. Veselin e tjerë dhe në korelacion me Serbinë, është jokorrekte, e pasaktë dhe përngjan në fushatë.

Edhe po deshi Kryeministri Haradinaj, nuk behem bashk me Thaçin dhe Veselin. Nuk bëhem bashk as me z. Haradinaj me mënyrën e të qeverisurit të tij!

Qendrimet e LDK-së janë të qarta, nuk pranojmë dialog për kufijtë, për territorin dhe për shtetësinë e shpallur më 17 shkurt 2008.

Taksën e ka sjellë Qeveria me direktiva të z. Veseli: ju e keni bërë, ju vendosni çfarë të bëni me te. Ju jeni koalicioni qeverisës, LDK është opozita juaj. Jeni në pushtet dhe mos e luani rolin e viktimës.

LDK do të kultivojë miqësi të përhershme me SHBA-të. Për këtë nuk e pyesim askënd”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme