Mustafa nuk e pret Veselin, lëshon sallën e Kuvendit

Prishtinë | 14 Kor 2016 | 11:18 | Nga Resmije Ballazhi

Ka kaluar 1 orë që kur është dashur të fillojë seanca e kuvendit.

Në mungesë te kryetarit të Kuvendit  të  Kosovës Kadri Veseli, dhe nënkryetarit të Kuvendit  Xhavit Haliti që ende nuk kanë hyrë në sallë.
Deputetët po vazhdojnë ende të presin, Kryeministri Mustafa ka pritur por Kadri Veseli ende nuk ka ardhë për të filluar seancën e  e paralajmëruar.

Pas një ore pritje Kryeministri Isa Mustafa e lëshon sallën e kuvendit. Për mos prezencën e  kryetarit të kuvendit dhe zëvendësit të tij ende nuk dihen arsyet.

Megjithëse gjatë kësaj seance është paralajmëruar që të mbahen këto pika të rendit të ditës: Shqyrtimin e dytë të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për financat e pushtetit lokal, si dhe do të bëjë shqyrtimin e Raportit vjetor të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për vitin 2015.

isa tu dal 1

isa tu dal 1

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme