Mustafa: Nuk folëm për postin e presidentit, po e presim certifikimin e rezultateve

Prishtinë | 22 Nën 2019 | 16:15 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, pas takimit me liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka thënë se janë marr vesh që menjëherë pas certifikimit të rezultateve të merren vesh me VV-në për të bashkëqeverisur, raporton EkonomiaOnline.

Ndërsa sa i përket postit të presidentit Isa Mustafa tha se nuk ka qenë temë e takimit të sotëm.

“Ne kishim një takim me VV para certifikimit të rezultateve, vlerësuam procesin e harmonizmit mes dy subjekteve politike. Çështjen e ndarjeve posteve dhe të ministrive do të ulemi t’i flasim pas certifikimit të rezultateve. Erdhëm në përfundim që janë harmanizuar shumë çështje të ekonomisë, arsimit, shëndetësisë, politikave sociale, shtetit ligjorë, si dhe të formimit planprogramit të qeverisë se ardhshme respektivisht ministrive. Diskutuam për formimin e qeverisë së përbashkët, por jo për postin e presidentit”, tha ai.

Sipas Mustafës se kush do të jetë pjesë e koalicionit të ardhshëm qeverisës do të vendos partia e parë pas certifikimit të rezultateve.

“Sa i përket edhe Listës Serbe edhe partnerëve të tjerë potencial vendos kushdo që i fiton zgjedhjet dhe për këtë iniciativën do të merr ai që e formon qeverinë, agjenda zhvillohet nga partia që përfundon e para pas certifikimit të rezultateve”, tha Mustafa.

Të ngjashme