Mustafa: Nuk jam penguar, as nuk jam vonuar në veri

Prishtinë | 03 Dhj 2016 | 10:27 | Nga

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, insiston se dje nuk është vonuar dhe as penguar për në cermoninë e inaugurimit të urës që lidhë Zveçanin dhe Leposaviqin, duke thënë se pretendimet se është vonuar dhe penguar janë të pavërteta.

Ai në një postim në facebook ka shkruar se nuk e ka shprehi të vonohet.

Lexojeni postimin e Mustafës:

“Nuk e kam shprehi të vonohem. Nuk jam vonuar në orë me studentë, nuk vonohem në punë dhe nuk vonohem në mbledhje të Qeverisë.

Për hirë të së vërtetës dua t’i sqaroj opinionit se ftesa për hapjen e urës nga KFOR-i ka qenë për orën 14:00. Unë kam arritur ndërmjet orës 14:10 ose 14:15 min. Ceremonia ka përfunduar në ora 14:45, prandaj kam arritur në Drenas në ora 16:30. Të gjitha pretendimet se jam penguar dhe se kam arritur me një orë e gjysmë ose dy orë vonesë janë të pavërteta.

Më vjen keq që duhet të merrem me këto gjera.IM”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme