Mustafa para mbledhjes së Kryesisë: S’ka sinjale nga VV-ja për takim, po bëhemi gati për seancë

Prishtinë | 26 Dhj 2019 | 09:46 | Nga Albanë Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, tha se nuk ka sinjale nga Vetëvendosje për një takim të mundshëm para seancës konstituive të Kuvendit, raporton Ekonomia Online.

Mustafa para mbledhjes së Kryesisë, tha se me anëtarët e partisë po përgatiten për seancë dhe nëse ka ndonjë të re nga VV-ja për takim ose edhe marrëveshje do ta bëjnë publike.

“Nuk është paraparë të ketë takim me Lëvizjen Vetëvendosje. Nëse para seancës së Kuvendi të do të kemi sinjale do ta publikojmë”.

“Sot me anëtarët e kryesisë do të bëjmë përgatitje për mbledhje të Kuvendit”.

Gjatë ditës së djeshme ka dështuar për tu nënshkruar një marrëveshje për koalicion ndërmjet të Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Këtë e ka bërë të ditur lideri i VV-së, Albin Kurti i cili ka dal përmes një video ku ka treguar se nuk ka marrëveshje me LDK-në pasi që ajo nuk i ka pranuar kushtet të cilat i janë ofruar nga VV-ja.

Kurse nga ora 15:00 do të mbahet seanca konstituive e legjislaturës së shtatë pas zgjedhjeve të parakohshme të 6 tetorit.

Të ngjashme