Mustafa para takimit me Kurtin: Po mundohemi të bëjmë marrëveshje

Prishtinë | 09 Jan 2020 | 15:20 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Kuvend të Kosovës kanë arritur përfaqësuesit e LDK-së, të udhëhequr nga kreu i partisë, Isa Mustafa. Për pak minuta pritet që të nisë takimi me krerët e Lëvizjes Vetëvendosje, raporton Ekonomia Online

Para se të hynte në Kuvend, Mustafa i shoqëruar nga nënkryetarët e partisë, Vjosa Osmani e Agim Veliu ka folur shkurtimisht para mediave.

Ai ka thënë se janë duke u munduar që të arrijnë marrëveshjen.

“Po mundohemi me arritë marrëveshjen”, raportohet të ketë thënë Mustafa.

Takimi Kurti – Mustafa ka nisur 15:30.

Të ngjashme