Mustafa para takimit me Kurtin: Po shkojmë që ta përfundojmë marrëveshjen

Prishtinë | 27 Jan 2020 | 16:35 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ka nisur edhe një takim ndërmjet kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit, dhe kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, raporton Ekonomia Online.

Para takimit kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se po shkojnë në takim për ta përfunduar marrëveshjen, po ka shtuar se nuk e din se kur do të përfundojë.

“Ne po shkojmë që ta përfundojmë marrëveshjen dhe jemi të vullnetshëm për këtë se kur do të përfundojë ne nuk e dimë. Për këtë arsye ne po shkojmë”, ka thënë Mustafa i cili ka qenë i shoqëruar nga nënkryetari i kësaj partie Lutfi Haziri.

Aty është parë të jetë edhe Vjosa Osmani.

Ky takim po mbahet në Kuvendin e Kosovës, teksa nga të dyja taboret kanë thënë se do të jetë i fundit.

Të ngjashme