Mustafa paralajmëron rrëzimin e Qeverisë: Do mundohemi të përfitojmë edhe dikë nga koalicioni qeverisës

Prishtinë | 18 Maj 2019 | 12:46 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, tha se janë duke punuar në sigurimin e votave për mocionin e mosbesimit, raporton Ekonomia Online.

Sipas tij, përveç me LVV-së dhe PSD-së janë duke u munduar që të sigurojnë vota edhe nga partitë e koalicionit aktual.

“Jemi shumë të interesuar që si LDK ti kontribuojmë forcimit të shtetit të Kosovës, t’i kontribuojmë forcimit ekonomik dhe punësimit të njerëzve dhe të kontribuojmë që Kosova të del para opinionin ndërkombëtar si shtet i fortë. Ne do të vazhdojmë ne do të ftojmë edhe VV dhe PSD që t’i bëjmë bashkërisht nënshkrimet. Do i presim dhe do mundohemi që të përfitojmë dikë nga partitë e koalicionit. Si LDK jemi në gjendje që prej sot të japim nënshkrimet tona dhe do kërkojmë edhe nga të tjerët që ta bëjmë këtë punë”, shtoi Mustafa.

Lexo më shumë:

Të ngjashme