Mustafa: Pas numërimit të votave, do të takohemi me Kurtin

Prishtinë | 08 Tet 2019 | 19:01 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se në ditët në vazhdim do të takohet me zyrtarët e Vetëvendosjes për të diskutuar rreth një mundësie për bashkëqeverisje.

Nëpërmes një postimi në faqen e tij në Facebook, Mustafa theksoi se gara mes Lidhjes Demokratike dhe Lëvizjes Vetëvendosje, është tepër e ngushtë dhe se fituesi do të dihet vetëm pasi të numërohen gjitha votat.

“Në zgjedhjet e 6 tetorit LDK mori përkrahje të gjerë nga qytetarët tanë. Qytetarët ndëshkuan ata që qeverisën keq. Në një garë tepër të ngushtë, 50:50, fituesi, LDK apo VV, do të dihet përfundimisht pasi të përfundon numërimi i plotë i të gjitha votave”, tha Mustafa.

Kreu i LDK-së shtoi se këto ditë pritet që së bashku me kandidaten për kryeministre nga kjo parti Vjosa Osmani, të takohen me liderin e Vetëvendosjes Albin Kurti.

“Këto ditë, së bashku me kandidaten tonë për kryeministre, znj. Vjosa Osmani, do të takohemi me Kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, z. Kurti për të vlerësuar procesin zgjedhor dhe mundësitë e bashkëqeverisjes. Do të vazhdojmë aty ku e kemi lënë para fillimit të procesit zgjedhor, duke respektuar vullnetin e qytetarëve të shprehur me votë të lirë në një proces demokratik zgjedhor por edhe interesin e LDK-së”.

Qytetarë të nderuarNë zgjedhjet e 6 tetorit LDK mori përkrahje të gjerë nga qytetarët tanë. Qytetarët ndëshkuan ata që…

Gepostet von Isa Mustafa am Dienstag, 8. Oktober 2019

Të ngjashme