Mustafa pas takimit me deputetin e CDU-së: Fituesi i zgjedhjeve ende nuk dihet

Prishtinë | 11 Tet 2019 | 16:54 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, pas takimit me deputetin e Bundestagut gjerman të partisë CDU-së ka thënë se kanë biseduar së bashku për ecuritë aktuale politike në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

Ai tha se në këtë takim fokusi ishte te procesi i zgjedhjeve.

 “Sa i përket procesit zgjedhor, e njoftova deputetin se ky proces ende nuk ka përfunduar se momentalisht jemi dy parti që kemi dalë të parat, LDK dhe VV me një dallim të vogël të votave, fituesi përfundimtar do të përcaktohet me certifikimin e rezultateve, pasi të numërohen të gjitha votave. Ne edhe si parti kemi pas objektin themelor, zhvillimin ekonomik, luftën kundër krimit e korrupsionit pastaj thellimit e bashkëpunimit me ndërkombëtarëve dhe rikthimin e relacioneve me BE kështu që ky objektiv do të mbetet edhe më tutje, në rast se LDK do të jetë në krye të qeverisë së ardhshme apo pjesë e qeverisë së ardhshme”, ka thënë ai.

Ndërsa deputeti i CDU-së Volkmar Klein, tha se pret nga LDK-ja të angazhohet në vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi.

“Procesi zgjedhor nuk ka përfunduar akoma por unë i përgëzoj qytetarët që janë fokusuar në programet qeverisëse ku LDK-ja ka marrë veprime në këtë drejtim. Jam i lumtur që jam sërish në Prishtinë që të fokusohemi në pikat ku ne mund ta vazhdojmë bashkëpunimin tonë në të ardhmen posaçërisht me LDK-ë që ka bashkëpunim të ngushtë me partinë tonë që është në qeverisje. Na gëzon faktin që Ldk po fokusohet në zhvillimin ekonomik, luftimin kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, sigurisht që unë personalisht jemi të lumtur që kemi mundësinë të vazhdojmë të bashkëpunojmë në këtë drejtim”, tha Klein, raporton Ekonomia Online.

Të ngjashme