Mustafa për dënimin e PZAP-it: Kjo është plaçkitje, ua bëra qejfin fëmijëve

Prishtinë | 24 Tet 2017 | 12:06 | Nga

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa është dënuar nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa me 3 mijë e 300 euro.

Sipas vendimit të PZAP-it Mustafa shkeli kodin zgjedhor kur në postimin e tij të datës 17 tetor në profilin e tij të Facebook publikoi fotografi me fëmijë të cilët mbanin bluza me mbishkrimin Lidhja Demokratike e Kosovës.

Mustafa ka reaguar ndaj këtij vendimi.

“Po lexoj se PZAP, më paska dënuar me 3,300 euro, siç thonë ata “për përfshirje të fëmijëve në fushatë”.

“Fëmijët që janë fotografuar me mua janë të fshatit Skortobishte, të cilët janë ofruar dhe kanë shprehur dëshirë të fotografohen”.

“Për mua është më me vlerë të mos ia prishi qejfin një fëmiu, sesa ti përmbahem një kodi anakronik. Dënimet janë për të shërbyer si mjet edukativ”.

“Ndërkaq këto dënime po përngjajnë më shume në një plaçkitje të partive politike”!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme