Mustafa për koalicionin: Zgjidhjen e jep Vetëvendosja

Prishtinë | 13 Jan 2020 | 13:24 | Nga Arlinda Sejdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), Isa Mustafa, ka thënë se zgjidhjen për koalicionin qeverisës e jep Vetëvendosje dhe jo LDK-ja, raporton Ekonomia Online.

“Zgjidhjen e japin ata, jo ne”, ka thënë Mustafa duke u larguar nga selia e LDK-së.

Kosnett sot ka qëndruar në selinë qendrore të LDK-së, ku është takuar me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafën si dhe figurat kryesore të kësaj partie.

Tema e diskutimit në këtë takim ishte arritja e marrëveshjes së koalicionit mes LDK-së dhe VV-së.

Në selinë e LDK-së sot është parë duke hyrë edhe ish-shefi i misionit të OSBE-së, William Walker.

Ndërkombëtarët në vazhdimësi kanë bërë thirrje për krijim sa më të shpejtë të qeverisë dhe institucioneve të reja.

Të ngjashme