Mustafa: Për presidentin flasim pas përfundimit të mandatit, LDK-ja s’ka kandidat

Prishtinë | 23 Tet 2020 | 15:36 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se në takim me liderët e koalicionit nuk kanë biseduar për postin e presidentit, por edhe përbërjen e Qeverisë, raporton Ekonomia Online.

Mustafa deklaroi se Ligji për Buxhetin për vitin 2021 dhe Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike ishin dy temat kyçe të diskutimit.

Kreu i LDK-së nuk ka treguar nëse kjo parti ka kandidat për president.

“Nuk është biseduar për këtë çështje. Kur është bërë koalicioni ne e kemi kryeministrin tonë për cilin vlerësoj se po bënë punë dhe gjithashtu koalicioni është në vijën hollë për shkak të deputetëve të cilët po mungojnë”.

“Mund t’ju them se në asnjë rast Haradinaj nuk e ka shtruar si kusht që çështjen e presidentit me vazhdimin e koalicionit. Ka pasur nëpër medie dhe deklarata por që nuk janë shtruar në tavoline”.

“Dje s’kemi mbajt një takim me anëtarë dhe deputetë të LDK-së në seli dhe jemi dakorduar që ta zhvillojmë një takim me krerët e partive në mënyrë që të jemi të përgatitur për buxhetin i ciki shkon në procedura dhe ta harmonizojmë ligjin për rimëkëmbje i cili ka interes Kosova që të përcaktojë”.

Mustafa ka thënë se nuk është në dijeni se çfarë po ndodh me Gjykatën Speciale.

“Unë mendoj se as presidenti nuk e dinë se çfarë po ndodh me Specialen sepse askush nuk ka informata çka ndodh atje dhe nuk e dimë se kur mund të veprojë Specialja”.

Të ngjashme