Mustafa për Qeverinë e re: Po presim ftesën e presidenti Thaçi

Prishtinë | 21 Pri 2020 | 13:56 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se janë duke pritur thirrje nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi që të takohen për mandatarin.

Mustafa tha se do t’i përgjigjen thirrjes së presidentit.

Tutje, ai ka komentuar edhe deklaratën e kreut të Qeverisë në detyrë, Albin Kurtit që tha se Mustafa po e përdor shkopin më shumë për të goditur Vjosa Osmanin.

“Është dalë një komunikatë e LDK-së unë mendoj që është një deklaratë e ulët, sepse të thuash për një grua për një nënë të fëmijëve që dikush po sulmon me shkop është shumë e ulët. Para së gjithash për arsye se relacionet e mija me Vjosën kanë qenë të mira mbesin të mira pa marrë parasysh qëndrimet e saj sa i përket mocionit të mosbesimit dhe koalicionit të gjitha të tjerat të cilat janë në rregull”.

“…në asnjë rast unë kurrë nuk kam manifestuar me mirësjellje të shkopit sjellje të tjerat agresive për të cilat tash mundet zoti Kurti ose dikush tjetër të naj vu në emrin tonë. Nuk e di nuk kemi pasur asgjë kur të kemi ne informojmë, sot kam dal këtu për punët tona të brendshme dhe s’kemi asgjë në moment që ka, sigurisht përmes zyrës së presidentit do të njoftoheni edhe ne ju njoftojmë nëse kemi diçka”.

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka bërë të ditur se gjatë kësaj jave do t’i marrë hapat për formimin e Qeverisë.

Të ngjashme