Mustafa për takimin e 2 shtatorit në Uashington: Rikonfirmim i angazhimit të ShBA-ve në procesin e dialogut

Prishtinë | 14 Gus 2020 | 18:36 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se takimi i 2 shtatorit në Uashington është rikonfirmim i angazhimit të SHBA-ve në procesin e dialogut.

Mustafa përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se roli i SHBA-së dhe BE-së në përmbylljen e procesit të dialogut me Serbinë me njohje reciproke është i një rëndësie të madhe për Kosovën.

Postimi i plotë:

Takimi në Washington, më 2 shtator, një lajm i pritur, i cili rikonfirmon angazhimin e SHBA-ve në procesin e dialogut.

Kosova nuk e ka humbur asnjëherë besimin në partneritetin e fuqishëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe është mirënjohëse për tërë përkrahjen e saj.

Roli i SHBA-së dhe BE-së në përmbylljen e procesit të dialogut me Serbinë me njohje reciproke është i një rëndësie të madhe për Kosovën.

Të ngjashme