Mustafa për Tribunalin për krimet serbe: Arsyetim për t’i mbuluar dështimet

Prishtinë | 11 Maj 2019 | 15:02 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, po e konsideron si arsyetim për të mbuluar dështimet iniciativën e kryeparlamentarit Kadri Veseli për themelimin e një Tribunali për krimet serbe në ndodhura në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

Mustafa pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm, pohoi se do të përkrahin çdo iniciativë që mundëson dënimin e atyre që kanë kryer krime në Kosovë.

“Tribunalin nuk mund ta themeloj Kosova, atë e themelon OKB dhe atë në bashkëpunim edhe me institucionet e BE-së. Këto iniciative është dashur që të nxite edhe më herët. Iniciativa nga kryetari i PDK-së më shumë më duke si iniciativë politike që të krijohet një mbulesë për këtë periudhë që nuk po funksionon asgjë në Kosovë”.

“Ne gjithmonë e përkrahim çdo iniciativë që e qet në tavolinë e përgjegjësisë kriminelët për krimet që i kanë bërë. Për këto krime ata duhet të përgjigjen edhe për dhunimin e 20 mijë grave edhe për 1600 të pagjetur edhe për të vrarët edhe për dëmet e luftës edhe për fëmijë që kanë mbetur pa prind”.

“Mirëpo këto iniciativa duhet të trajtohen nga institucionet ndërkombëtare edhe në Kongresin Amerikan që të bëhet një plotësim i Gjykatës Speciale dhe të zgjerohet veprimi edhe në këtë fushë që ne do ta përshëndesnim asht siç e përshëndesim që kriminelë të qite para përgjegjësisë”.

https://www.facebook.com/EkonomiaOnline/videos/2332453096810909/

LEXONI EDHE:

https://ekonomiaonline.com/politike/mustafa-ldk-ja-e-para-gezon-besimin-me-te-madh-te-qytetareve/

Të ngjashme