Mustafa për VV-në: Më mirë e paguaj çmimin me disa vota, sesa prishjen e marrëdhënieve me ShBA-në

Prishtinë | 16 Shk 2021 | 16:41 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari në dorëheqje i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa pas takimit me kryetarët e Degëve, tha se zgjedhjet e brendshme do të përfundojnë kah mesi i muajit mars, raporton Ekonomia Online.

“Jo nuk janë përmendur. Ju kemi thënë që të mendohem dhe të bëjnë propozime. Të kemi propozime prej Degëve dhe prej Kryesisë dhe ta [përmbyllim këtë proces sa më shpejt. Nuk kemi caktuar datë. Afati më i largët i mbledhjes është 60 ditë por ne nuk do ta presim 60 ditëshin, do të bëjmë përpjekje që më së largu në mesin e marsit ta mbyllim këtë procese”, ka thënë më tutje ai.

Mustafa tha se nuk është penduar për prishjen e koalicionit me Vetëvendosje, pasi tha se me atë veprim i kanë mbrojtur marrëdhëniet me ShBA-të.

“I kemi bërë mirë Kosovës, në këtë rezultat nuk besoj se është si pasojë e prishjes së koalicionit me Vetëvendosjen, unë mendoj se kemi bërë shumë mirë pasi kemi ruajtur marrëdhëniet me ShBA-në. Më mirë e paguaj çmimin me disa vota sesa me prishjen marrëdhënieve me SHBA-në”, tha ai.

Tutje, ai se Vjosa Osmani nuk ka ndikuar në humbjen e zgjedhjeve.

“Derisa kemi zhvilluar fushatë s’kemi pasur asnjë sinjal që ka ndikuar Vjosa Osmani në rënien e LDK-së, vota jonë ka shkuar në VV, njerëzit që kanë votuar para një viti e gjysmë kanë votuar Vetëvendosjen, a ja kanë qëlluar apo s’ja kanë qëlluar do ta shohim”, tha Mustafa.

Të ngjashme