Mustafa përkrah AKP-në

Prishtinë | 01 Dhj 2016 | 15:43 | Nga

Kryeministri, Isa Mustafa, priti në takim përfaqësuesit e Agjencisë Kosovare të Privatizimit dhe të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme e cila merret me çështjet që kanë të bëjnë me procesin e privatizimit.

Gjatë takimit, ku ishte i pranishëm edhe zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi dhe ministrat Dhurata Hoxha e Avdullah Hoti, u bisedua për zhvillimet që lidhen me procesin e privatizimit, koordinimin në këtë aspekt, si dhe bashkëpunimin ndërinstitucional duke respektuar plotësisht mandatin e secilës prej institucioneve.

Kryeministri Isa Mustafa shprehu përkrahjen e Qeverisë për institucionet përkatëse duke vlerësuar përkushtimin e tyre në procesin e privatizimit.

Në takim, u bisedua edhe për mundësitë e intensifikimit të trajtimit dhe zgjidhjes së rasteve që lidhen me procesin e privatizimit, duke pasur parasysh edhe numrin prej rreth 20 mijë rasteve që tashmë ekzistojnë në këtë fushë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme