Mustafa përkujton Rugovën: Lavdi jetës dhe veprës së Gandit të Ballkanit

Prishtinë | 21 Jan 2021 | 09:41 | Nga Ekonomia Online

Në 15-vjetorin e vdekjes së Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa e përkujton me fjalët më të mëdha, duke e quajtur “Gandi i Ballkanit”.

Me anë të një komunikatë për media, ai shprehet se Rugova ishte politikan i urtë, mendimtar i thellë që me mençuri dhe guxim kishte projektuar qartë lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, dhe se ndërtoi themelet e shtetit tonë mbi parimet: Liri, Pavarësi dhe Demokraci.

Mustafa po ashtu deklarohet se pesha historike e Rugovës është e rëndësisë më të veçantë, ngase, siç shkroi, ai do të mbetet lideri historik që e ndërkombëtarizoi si dhe e bindi botën demokratike që të çlirohet Kosova nga okupimi serb, të themelohet shteti dhe të shpallet pavarësia.

“Trashëgimia politike që ai la pas është bazament i shtetit të Kosovës. Duke e zhvilluar vendin tonë, duke ruajtur miqësitë e tij që i krijoi në botë, e ruajmë këtë trashëgimi e cila është emblema më e mirë e Kosovës tonë të sotme dhe të ardhshme”.

“Testamenti politik i Rugovës ishte ruajtja dhe kultivimi i raporteve me vendet mike dhe përkrahëse të Kosovës, në veçanti siç e thoshte Presidentit shumë herë: miqësi e përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

“Këtë miqësi LDK-ja do të vazhdoj ta ruaj dhe kultivoj më tutje sepse nuk kemi alternativë tjetër”.

“Lavdi jetës dhe veprës së Gandit të Ballkanit, Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova!”, shkroi Mustafa.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme