Mustafa pjesë e Samitit të liderëve të EPP-së në Bruksel

Prishtinë | 22 Qer 2017 | 16:31 | Nga

Kryeministri i Kosovës në detyrë, Isa Mustafa, njëherësh kryetar i LDK-së po merr pjesë në Samitin e Liderëve të Partive Popullore Evropiane, i cili po zhvillohet në Bruksel.

Në Samit janë të pranishëm presidentët e Këshillit Evropian, Komisionit Evropian dhe Parlamentit Evropian, udhëheqësit e shteteve dhe qeverive, si kancelarja gjermane, Angela Merkel, kryeministri spanjoll, udhëheqësit e institucioneve të Rumanisë, Bullgarisë, Hungarisë, Kroacisë, Irlandës dhe të vendeve tjera të BE-së e rajonit.

Ky Samit, ka fokus të rëndësishëm Ballkanin Perëndimor, ku u shpreh përkrahja e EPP-së për shtetet e rajonit, duke përfshirë Republikën e Kosovës.

Gjatë qëndrimit në Bruksel, kryeministri Mustafa do të takojë personalitete dhe drejtues të BE-së dhe vendeve anëtare.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme