Mustafa: Po punojmë të gjejmë gjuhë të përbashkët me VV-në për taksën

Prishtinë | 04 Mar 2020 | 16:18 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa tha se janë duke punuar që të gjejnë gjuhë të përbashkët m e VV-në, sa i përket qëndrimeve për taksën ndaj Serbisë, raporton Ekonomia Online.

Ai nuk ka dashur që të komentojë deklaratat e presidentit Hashim Thaçi, duke shtuar se kanë punë në parti.

“Të ju them të drejtën skam ide nuk e di çka do të thotë presidenti po presim dhe do ta përcjellë tani si të hy në zyre. Jemi mbledhur që të koordinojmë punët tona në parti sepse kemi punë çdo ditë meqë një numër tani janë nëpër ministri në Qeveri jemi marrë vesh që ta mbajmë pas përfundimit të tyre të punës në Qeveri t’i koordinojmë punët këtu në zyre”.

Ai më tej ka shtuar se është koha që të hiqet taksa dhe të fillohet me dialogun me Serbinë, për arritjen e marrëveshjes finale, raporton EO.

“Ne po punojmë po kontaktojmë po bisedojmë mes veti po bëjmë përpjekje qe të koordinohemi të gjejmë një gjuhë të përbashkët dhe një zgjidhje të përbashkët unë shpresojë që atë do ta gjejmë është koha që të veprohet sepse po kërkohet që sa më shpejt të fillojë dialogu të hiqen tarifat dhe të krijohet një ambient në të cilin ne do të arrijmë një marrëveshje me Serbinë për njohje reciproke. Tani për tani ne do të punojmë që të arrijmë dakordim”.

Lexo më shumë:

Të ngjashme