Mustafa: Pozita e presidentit parimore për LDK-në, me Kurtin do të gjejmë një zgjidhje

Prishtinë | 16 Dhj 2019 | 16:36 | Nga Albanë Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ka përfunduar takimi një orë e gjysmë ndërmjet kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa dhe kryetarëve të degëve të kësaj partie, raporton Ekonomia Online.

Pas takimit para medieve foli kryetari Isa Mustafa i cili tha se mungon ende besimi i ndërsjellë ndërmjet dy partive, por që shpreson që më në fund do të gjejnë zgjidhje për arritjen e një marrëveshjeje.

Mustafa nuk bëri të ditur se kur do të ketë një takim të radhës ndërmjet tij dhe Albin Kurtit.

“Nëse ne si LDK kemi besim që ta votojmë zotërinë Kurti për kryeministër në një përgjegjësi kaq të madhe atëherë presim që një besim të tillë duhet ta kenë edhe partneri jonë ndaj LDK-së. Sot nuk kemi caktuar takim për takime merremi vesh drejtpërdrejt në dhe zotëri Kurti kur të koordinojmë agjendën do të ulemi dhe do të vazhdojmë të bisedojmë për të gjetur zgjidhjen”, tha ai.

Mustafa ka konfirmuar se çështja e presidentit mbetet parimore dhe se duhet të gjejnë zgjidhje për këtë pozitë.

Por shton se për këtë postë nuk ka asnjë kërkesë personale.

“Dhe çështja e presidentit është çështje parimore ekuivalence që duhet të krijohet mes dy partnerëve dhe poashtu është çështje e mirëbesimit mes nesh qe edhe ndarja e pozitave të bëhet e tillë që asnjëra palë të mos del super e fuqishme nga ky koalicion por të kemi pjesëmarrjen tonë në ndarjen e përgjegjësive karshi votës që e kemi marr nga qytetarët”, tha ai.

“Në asnjë kërkesë personale nuk ka në këto biseda qe janë zhvilluar deri më tani por janë çështje që ne dëshirojmë që në interesin e subjekteve tona edhe atë të qytetarëve ta barazojmë dhe të kemi përgjegjësi te barabartë dhe politike edhe para qytetarëve. Ne zgjedhjet për president nuk kemi tani por në fillim të 2021 dhe kur të vjen organet e LDK do ta bëjnë publik edhe propozimin e tyre për emrin nuk është problem këtu emri nuk është problem por që të kemi vetëm vullnet dhe besim”.

“Procesi i bisedimeve po vazhdon dhe meqenëse ky proces nuk është i ngurtë sepse çdo ulje në tavolinë nënkupton mundësinë që të gjejmë zgjidhje të përbashkëta dhe ato zgjidhje është vështirë të gjenden nëse ato i ngurtësojmë para opinionit. Kjo ka qenë edhe arsyeja themelore që ne mos të dalim të japim deklarata që mos ta shpërfaqim një situatë bisedimet kanë gjithmonë pajtime e mos pajtime. Ne deri më tani jemi pajtuar në shumë gjëra në programin qeverisës jemi pajtuar deri diku edhe në ndarjen e përgjegjësive na kanë mbetur edhe disa çështje”, tha ai.

Të ngjashme