Mustafa pranon detyrën e ministrit: Bujqësia, ndër sektorët kryesor të zhvillimit ekonomik

Prishtinë | 04 Shk 2020 | 14:42 | Nga Halide Rexhepi

Ministri i zgjedhur i Bujqësisë, Besian Mustafa ka pranuar detyrën nga ministrja e deritanishme Dajana Ziviq, raporton Ekonomia Online.

Besian Mustafa tha se urgjentisht do të eksplorojnë mundësitë për të filluar  implementimin e programi të qeverisë.

Ndërsa këtë sektor e quajti si njërin ndër kryesorët për zhvillimin ekonomik të vendit.

“Sapo kam pranuar edhe zyrtarisht pozitën e ministrit të Bujqësisë, është një ndër sektorët kryesorë të zhvillimit ekonomik në vend prandaj do ta trajtojmë edhe të tillë. Menjëherë do të ndërtoj një ekip profesional që do të më ndihmojë si një ndër dikasteret kryesorë të zhvillimit ekonomik. Urgjentisht do të eksplorojmë të gjitha mundësitë ligjore administrative që t’i zhvillojmë programin bashëqeverisës”, tha ai.

Mustafa tha se nuk e din a do të vazhdojë të jetë zëdhënës i LDK-së dhe tha se ky vendim i takon kryesisë së LDK-së.

????????????????????????????????????

Të ngjashme