Mustafa premton zgjidhje për punëtorët e arsimit të viteve 90-të

Prishtinë | 09 Nën 2016 | 17:02 | Nga

Kryeministri Isa Mustafa, së bashku me ministrin e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, priti në takim përfaqësuesit e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), të kryesuar nga kryetari Rrahman Jasharaj.

Gjatë takimit u bisedua për temat në interes të punëtorëve të arsimit, me ç’rast u theksua përkushtimi për adresimin e çështjeve konkrete.

Në takim u arrit pajtimi që shumë shpejtë MASHT-i së bashku me Ministrinë e Financave, Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe SBASHK-un të takohen që të fillojnë adresimin e çështjeve që lidhen me punëtorët e arsimit të viteve të 90-ta.

Ky takim vjen pasi që SBASHK-u ditë më parë kishte paralajmëruar se do të vendosin për grevë, pasi sipas tyre, Qeveria nuk është e interesuar për ta zgjidhur çështjen punëtorëve të arsimit shqip të për vitet shkollore 1989/99.

Ata kanë thënë se nuk e duan grevën, por një gjë e tillë po iu imponohet, teksa kanë kërkuar edhe mirëkuptim nga prindërit dhe nxënësit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme