Mustafa: Presidenti, Kryeministri dhe Kryetari i Prishtinës të dorëhiqen

Prishtinë | 27 Qer 2019 | 16:10 | Nga Ekonomia Online

Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, përmes një postimi në llogarinë e tij, është shprehur se Qeveria, Presidenca dhe Kryetari i Prishtinës, duhet të kerkojnë falje para qytetarëve dhe të dorëhiqen menjëherë, këto deklarata Mustafa i ka bërë pas vendimit të gjykatës kushtetuese, e cila e nxorri delegacionin shtetëror të dialogut Kosovë-Serbi, si jo kushtetues.

Mustafa këta të fundit i ka cilësuar si përgjegjës për shkatërrimin e marrëdhënieve të Kosovës me SHBA-në dhe BE-në.

Postimi i plotë:

Nga “unë s’di me u marrë me dialog, po i kryej punët e shpisë” në “po i korrigjomë kufijtë dhe territoret me Serbinë” e deri tek i ashtuquajturi “ekip negocatior”, secili veprim ikje nga përgjegjësia kushtetuese dhe shkelje të Kushtetutës! Qeveria, Presidenca dhe kryetari i Prishtinës (çka lypi ky këtu, a din dikush?!) sot duhet të kërkojnë falje para qytetarëve të Kosovës, të japin përgjegjësi dhe të dorëhiqen menjëherë për këto shkelje, për humbje kohe, për shkatërrimin e ardhmërisë sonë dhe për shkatërrimin e marrëdhënieve me SHBA dhe BE!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme