Mustafa pret në takim Ambasadorin norvegjez, Sjaastad

Prishtinë | 15 Kor 2019 | 15:10 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa në një takim lamtumirës ka mirëpritur Ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Per Strand Sjaastad.

Gjatë takimit u diskutua për situatën aktuale në vend, zgjedhjet e parakohshme dhe zgjedhjet e brendshme të LDK-së.

Mustafa e falënderoi Ambasadorin Sjaastad për përkushtimin dhe angazhimin e tij në zhvillimin e Kosovës dhe Norvegjinë për mbështetjen që i ka dhënë vendit.

Ambasadori Sjaastad falënderoi kryetarin Mustafa për pritjen dhe bashkëpunimin e deritanishëm në ngritjen e kapaciteteve të institucioneve të Kosovës për një shtet zhvillimor.

Të ngjashme