Mustafa pret në takim Shefen e EULEX-it, Papadopoulou

Prishtinë | 11 Kor 2019 | 11:27 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa në një takim përshëndetës ka mirëpritur Shefen e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Alexandra Papadopoulou.

Gjatë takimit u diskutua për situatën aktuale në vend me theks të veçantë për drejtësinë në Kosovë.

Kryetari Mustafa e falënderoi Papadopoulou për përkushtimin dhe angazhimin e saj në zhvillimin dhe fuqizimin e sundimit të ligjit.

Papadopoulou falënderoi kryetarin Mustafa gjatë kohës sa ishte kryeministër i Kosovës dhe tashmë si shef i opozitës për pritjen dhe bashkëpunimin e deritanishëm në ngritjen e kapaciteteve të institucioneve të Kosovës për një shtet ligjor dhe funksional.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme