Mustafa: Qeveria nuk heziton ta paguajë rrymën në veri, por nuk fal gjobat e pandemisë

Prishtinë | 04 Qer 2021 | 11:20 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa tha se Qeveria nuk është e gatshme t’i falë gjobat e pandemisë për qytetarët por nuk ka hezituar ta paguajë rrymën në katër komunat në veri, raporton EO.

“Si është e mundur që kjo qeveri, pa menduar dy herë paguan 11 milionë euro e nuk e përkrahë këtë nismë. Rrethanat e vitit 2020 2021, nuk janë normale. Këtij kolapsi ekonomik nuk i shpëtoi as Kosova. Qytetaret e bizneset janë dëmtuar, si rezultat është ulur dukshëm fuqia blerëse e bizneseve dhe qyetarëve. Shtetet tjera kanë injektuar ndihma ndaj bizneseve. Në këto rrethana mendoj që Qeveria duhet të falë gjobat për bizneset. Nuk kanë nevojë të rëndohen me shpenzime shtesë për gjoba”, ka thënë ai.

“Sille rishikimin e buxhetit, ne t’i gjejmë mjetet e pastaj dil e lavdërohu në televizion”, tha Mustafa.

Të ngjashme