Mustafa: Qeveria po vë në pikëpyetje marrëdhëniet Kosovë-BE

Prishtinë | 11 Jan 2019 | 15:04 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Lidhja Demokratike e Kosovës ka ripërsëritur qëndrimin e saj se vendi duhet të shkojë në zgjedhje.

Sipas kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, vendi duhet të shkoj në zgjedhje të reja, sipas tij, për shkak se kjo Qeveri i ka vënë në pikëpyetje marrëdhëniet e Kosovës me Bashkimin Evropian, raporton Ekonomia Online.

“Kjo qeveri duhet të ndërroj sjelljen e vet, duhet të shkoj në shtëpi, sepse kjo qeveri ka vënë në pikëpyetje marrëdhëniet tona me Bashkimin evropian, ne pikëpyetje edhe agjendën e reformave të BE-së. qeveria po tenton ta hedh fajin për mosliberalizim tek bashkimi evropian, janë po këta të cilët e kanë vonuar demarkacionin. Kjo qeveri ka ministra të cilët dyshohen qe kanë kryer vepra kriminale”, u shpreh Mustafa.

Këto komente Mustafa i bëri në mbledhjen e mbajtur  mbledhje e degëve të kësaj partie.

Kreu i LDK-së, pohoi se ekziston disponim i LDK-së për rrëzim të Qeverisë. Ndërsa ka treguar se nuk pajtohet me deklaratën e ish ministrit të Punëve të Brendshme, Skender Hyseni.

Ky i fundit kishte thënë se rrëzimi i Qeverisë pengon proceset e mëdha të shtetit.

“Disponimi i plotë i LDK-së është qe kjo Qeveri të rrezohet, tash për me rrëzuar Qeverinë duhet të kemi vota, brenda LDK-së ekzistojnë, por unë s’pajtohem me këtë deklaratë e as LDK nuk pajtohet, rrëzimi i Qeverisë nuk do të linte asgjë në gjysmë”, tha ai, raporton EO.

Mustafa ka folur edhe për letrën e dërguar nga Trump duke thënë se taksa e vendosur për produktet e Serbisë është mos konsideratë ndaj letrës së presidentit të ShBA-së.

“Ne e kemi vlerësuar letrën e presidentit Trump që procesi i dialogut të shkoj karshi ShBA-ve. Për neve është e pakuptimtë qe institucionet i shton masat e taksës 100% në vend që të ketë konsiderate ndaj një letre të një presidenti si Trump. Ne si LDK mbesim të përkushtuar që të përkrahim konceptin e dialogut që është në dobi të qytetarëve. LDK është opozitë dhe ne jemi deklaruar që do ta japim kontributin tonë në procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, ne ndërkombëtarëve me respekt u kemi thënë se do të bashkëpunojmë me ju, por kjo është qasja jonë ndaj dialogut”, tha ai.

Ai ka thënë se kjo qeveri ka shtuar pakënaqësitë në sektorë të ndryshëm duke i shtyre ato në greva .

“Preokupim i ynë është gjendja në vendin tonë dhe gjendja në terren. Nga takimi ynë rezulton se qytetarët tonë dhe veprimtarët e LDK janë të dëshpëruar me formën se si po qeveriset Kosova sot. Është bindje e përgjithshme e LDK-së që buron nga terreni se Qeveria e Kosovës dhe koalicioni qeverisës e ka lëshuar rrugë. Konceptit të ekonomisë së tregut ka filluar të ndërtoj shtet social. Po rriten të punuarit partiak pa kritere, po rriten rrogat në sektorin publik, kemi grevat e mjek veç kemi grevën e minatorëve të Trepçës dhe kemi paralajmërime për greva në arsim”, u shpreh Mustafa.

Mustafa tha se Qeveria aktuale ka shtuar numrin rekord të këshilltarëve, sipas tij, e ka humbur konceptin e një ekonomie.  

Të ngjashme