Mustafa, qeverisë: Me skema sociale nuk mbahet kjo gjeneratë

Prishtinë | 28 Kor 2022 | 11:35 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, ka thënë në seancën e sotme se me skema sociale nuk mbahen gjeneratat e tashme e as ato të ardhshme.

Në fjalën e tij në kuvend, ai tha se qeveria për çdo problem ekonomik e social, si zgjidhje i shesh skemat sociale.

“Fatkeqësisht në këtë kohë krize ekonomike me një inflacion të papërballueshëm për qytetarët, tanime që kemi pranuar raportin financiar të buxhetit në nivel vendi, për gjashtë mujorin e para rezulton që vetëm 11 për qind e projekteve kapitale janë realizuar për këtë gjashtë mujor. Logjikisht është e pamundur të realizohet më shumë deri në fund të këtij viti”.

“Fatkeqësisht një qeveri e majtë e cila sheh që për çdo problem ekonomik e social, skema sociale janë zgjidhje dhe nuk sheh zgjidhje tjetër. Skema sociale në mungesë të investime kapitale krijojnë një varësi në skema sociale edhe për gjeneratat e ardhshme. Me shpresë që inflacioni i tanishëm, mungesa e zhvillimit ekonomik e tanishme, do blejnë paqe sociale sivjet, qeveria ka vendosur që paqen sociale sot ta blejë me skema sociale në mungesë të investimeve kapitale dhe kjo do të rezultojë varfri ekonomike në gjeneratat e ardhshme”.

“Shpresoj që qeveria ta marrin si thirrje të fundit që të përshpejtojnë ritmin e investimeve kapitale për sivjet, në të kundërtën me skema sociale nuk mbahet kjo gjeneratë e as gjeneratat e ardhshme”, tha Mustafa.

Të ngjashme