Mustafa: Qytetari s’vendos se kush do ta qeverisë vendin, votat vendosin për deputet

Prishtinë | 08 Maj 2020 | 21:54 | Nga Ekonomia Online

Lideri i LDK-së, Isa Mustafa, në Argument Plus ka folur rreth situatës aktuale politike. Ai ka thënë se po presin vendimin e Gjykatës Kushtetuese, duke shtuar se LDK është e bindur që s’ka bërë shkelje, transmeton Indeksonline.

“Është një procedurë që duhet të zhvillohet në mënyrë të pavarur. Vlerësoj lartë përgjigjen e Komisionit të Venecias dhënë Kurtit.

Unë kam besim që Gjykata Kushtetuese mbi bazën kushtetuese do ta marrin vendimin e tyre. Ne si LDK, do ta zbatojmë tërësisht, s’do të kishim hy nëse s’do të ishim të bindur që epilogu është kushtetues.

Komentet e dorëzuara në Kushtetuese sot, është punuar shumë nga një grup deputetësh, është konsultu edhe ekspertiza e jashtme, mendoj që janë dhënë argumente të mjaftueshme që e arsyetojnë këtë proces dhe presim që Gjykata ta akceptojë këto që i ka dhënë grupi ynë”, ka thënë Mustafa.

Ai tutje ka shtuar se vendi ka nevojë sa më shpejtë bëhet me qeveri.

“Jam i bindur që s’kemi bërë shkelje, por megjithatë mbetet që Kushtetuesja të vendos. Vlerësojmë që vendit i nevojitet një qeveri e re, çdo ditë kjo qeveri po bën gabime, dy herë e shkeli brenda një muaji Kushtetutën.

Votat në Kuvend janë vota të njëjta si për partinë e parë si të tjerat, sjanë me vlerë më të lartë ato të VV-së. Për shtetin parlamentar është e rëndësishme shumica parlamentare. Qytetari s’vendos se kush do ta qeveris vendin, vota vendos për deputetë. Në zgjedhjet e përgjithshme s’vendoset për qeveri, por për Kuvend.”.

Të ngjashme