Mustafa: Rasti në Drenas mund të ndikojë në humbjen e besimit në polici, por s’ndërhymë në hetim

Prishtinë | 12 Shk 2019 | 11:36 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Ekrem Mustafa, tha se rasti i ndodhur në Drenas, ku dyshohet se një nxënëse është dhunuara nga mësuesi i saj e më pas nga një polic, do të ndikojnë në kredibilitetin dhe besueshmërinë në Policinë e Kosovës, raporton Ekonomia Online.  

“Nuk besoj se qytetarët do ta humbin besimin në këtë institucion. Unë mburrem me atë si është i ndërtuar ai. Sidoqoftë rasti në fjalë ndikon mjaft në kredibilitetin dhe besueshmërinë e policisë. Por ne nëse e hetojmë rastin në mënyrën më adekuate ky rast nuk do jetë ai që do ta humb kredibilitetin”.

Mustafa gjatë raportimit në Komisionin për Integrime Evropiane lidhur me zbatimin e Programit Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim- Asociimit (PKZMSA) dhe Agjendës për Reforma Evropiane (ERA), sqaroi se do të zhvillojnë të gjitha hetimet e nevojshme për këtë rast.

“Sa i përket rastit është mjaft shqetësues. Në momentin kur e kuptuar rastin i kam ftuar në takim të gjithë aketrët që janë të involvuar dhe kam kërkuar që hetimi të fillojë që nga momenti kur vajza shkeli në polici”.

“Të hetohet procedura e hetuesisë deri te momenti i tërheqjes së aktakuzës, të hetohet edhe procesi i tërheqjes së saj, të hetohet rasti i policit që është përfshirë në këtë aktakuzë. Nuk do të thotë se do përfundojë zgjiri hetimeve aty ku ka mbetur”.

“Hetimi e këtij rasti Inspektorati i Policisë më raportin aq sa e ka të lejuar. Bashkëpunimi me drejtorin e policisë është në nivel. Kemi kërkuar që sa më shpejt të realizohet dhe të vihet deri në dënimin e akterëve të cilët janë përfshirë në këtë rast të ndjeshëm”.

Këto komente ai i bëri pasi u pyet nga deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, se ky rast a do të lëviz kredibilitetin e Policisë.

“A do ta lëvizë kredibilitetin e policisë?”.

Ajo gjithashtu ka pyetur se cili ishte bashkëpunimin ndërmjet institucioneve si dhe për dorëheqjen e mundshme të ministrit, raporton EO.

“Rasti fundit me vajzën nga Drenasi dhe bashkëpunim që keni pasë me policinë. Keni deklaruar se keni menduar edhe dorëheqjen. Cili ka qenë bashkëpunimi juaj?”.

Deputeti i Nismës, Milaim Zeka tha se seanca e Kuvendin ku u diskutua me orë të tëra për këtë rast  ka qenë tepër e dëmshme. Ai ka kërkuar vetting për Policinë e Kosovës.

“Ja ka qitë faqen e zezë Kosovës me atë seancë, institucioneve. Ne kemi mujtë me thirr seancë për procedurat e hetuesisë. Kur unë si deputet jam i pafuqishëm me qu drejtësinë e një qytetari përmes organeve legjitime, kur unë jam i pafuqishëm përballë hetuesve, ne kemi mujt me thirr seancë rreth disa hetuesve me bë debat rreth kësaj”.

“Në këtë vend ekziston një mungesë e vullnetit që me u bë spastrime brenda policisë, brenda sektorit të hetuesve. Dikush tha për vettingg. Unë mendoj që është momenti për vetting. Kisha dashtë që edhe policët të kalojnë nëpër sitën e vettigut”.

Mustafa kur foli për përmbushjen e agjendës evropiane tha se kanë kryer pjesën më të madhe veprimeve që i janë kërkuar kësaj ministrie.

“Gjatë 2018 në kuadër të marrëveshjes ministria ka vepruar me 78 masa nga të cilat 9 janë legjislative, 6 masa do të realizohen në fillim të këtij viti”.

“54 janë përfunduar, 69 masave të zbatuara, 31 janë masa që zbatohen në vazhdimësi dhe konsiderojmë se janë të përmbushura. Nga 78 masa 73 për qind e masave janë të përfunduara, 27 janë për vitin 2019”.

“Për vitin 2018 sa i përket MSA-së janë përfunduar 70 masa. Në fushën e menaxhimit të integruar janë 9 masa zbatuese. Në sigurinë e dokumenteve 6 masa, pesë janë realizuar”.

“Struktura organizative në proceseve, në kuadër të Agjencisë të Regjistrimit Civil janë 23 masa të zbatuara, katër për 2019”.

“Strategjia kundër krimit të organizua ka përfunduar si masë. Strategjia e re kundër terrorizmit është përfunduar”.

Të ngjashme