Mustafa: Ratifikimi i demarkacionit hap udhën për shumë procese për Kosovën

Prishtinë | 21 Mar 2018 | 19:37 | Nga

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi, i hap rrugën shumë proceseve për Kosovën.

Ai ka thënë se partia e tij me votimin pro dëshmoi se është parti që mbron interesat e Kosovës dhe qytetarëve të saj.

“Shënjimi i Kufirit me Malin e Zi i hap udhën shumë proceseve për Kosovën. LDK-ja, duke e bërë të mundshëm këtë hap të madh përpara, dëshmoi se është parti që i mbron vetëm interesat e Republikës së Kosovës dhe të qytetarëve të saj. Urime!”, ka shkruar ai në Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme