Mustafa: Seanca e sotme tregoi se ata nuk janë mazhorancë

Prishtinë | 04 Sht 2018 | 21:57 | Nga

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, e ka quajtur ditë të vështirë për Parlamentin dhe për Kosovën, duke komentuar zhvillimet e sotme në Kuvendin e Kosovës.

“Ajo çfarë pamë flet se është e kotë për pozitën ta mashtrojë veten, dhe të tentojë të mashtrojë Brukselin dhe Washingtonin se ata janë mazhoranca sepse në fakt nuk janë mazhorancë:, ka shkruar Mustafa, në faqen e tij në Facebook.

Postimi i plotë:

Sot përjetuam një ditë të vështirë për Parlamentin dhe për Kosovën. Ajo çfarë pamë flet se është e kotë për pozitën ta mashtrojë veten, dhe të tentojë të mashtrojë Brukselin dhe Washingtonin se ata janë mazhoranca sepse në fakt nuk janë mazhorancë.

Prandaj ata munden si individ dhe ekipe edhe të shkojnë në Bruksel, edhe të fotografohen, por as Presidenti dhe as Qeveria nuk mund ta bëjnë asnjë marrëveshje sepse pa opozitën nuk mund të ratifikohet në Kuvend.

Është e qartë se për një dialog përmbajtjesor, serioz e në interes të vendit, Kosovës i nevojitet një pozitë dhe opozitë e fortë, jashtë margjinës së Listës Serbe; njerëz me legjitimitet politik e qytetar. Lypsen zgjedhje të reja për dialog serioz dhe të përgjegjshëm. Jo manipulime për ta ruajtur pushtetin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme