Mustafa: Shfryrja e listave të ndodhë nga ata që i fryn me Ligj

Prishtinë | 22 Gus 2018 | 16:19 | Nga

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se Kosova duhet të gjejë rrugë për tejkalimin e siç ka thënë ai deformimeve me listat e veteranëve dhe përfitimet e pamerituara të një pjese të tyre.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se këtë problem e kishte diskutuar disa herë me përfaqësuesit e FMN-së sa ishte kryeministër

” Si i tillë, ekzagjerimi i listave dhe numrit të veteranëve nuk duhet të jetë vetëm çështje e prokurorisë dhe gjyqësisë, edhe pse këto organe duhet të vazhdojnë pa presione ta bëjnë punën e tyre. Gjeneza, mendoj se, qëndron te lëshimi me prapavijë klienteliste apo edhe nga interesa të tjera e dëshmive nga përgjegjësit e zonave për njerëz që nuk kanë qenë pjesë aktive e luftës”.

“Prandaj duhet të sillemi racionalist, të mos ngatërrojmë adresat, sepse as Kryeprokurori dhe as ish prokurori i lëndë nuk i kanë fryrë listat. Shfryrja e listave duhet të ndodhë nga ata që i kanë fryrë dhe me Ligj të veçantë. Ndërkaq, keqpërdoruesit duhet të përgjigjen”, ka shkruar ai, transmeton Klan Kosova.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme