Mustafa siguron pagat për veteranët e UÇK-së

Prishtinë | 06 Tet 2016 | 12:29 | Nga

Një ditë pas vendimit të ekzekutivit për ndarjen e mbi 1 milion e 600 mijë eurosh nga rezervat shtetërore për pensionet e veteranëve, për muajin shtator. Veteranët kanë mbajtur takim me kryeministrin e Kosovës.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti sot në takim përfaqësuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, të prirë nga kryetari Smajl Elezi.

Në takimit, ku ishin të pranishëm edhe zëvendëskryeministri i parë, Hajredin Kuçi dhe ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, u bisedua gjerësisht për çështjet që lidhen me kategoritë e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kryeministri Mustafa ka shprehur përkushtimin e plotë të Qeverisë së Kosovës për përkrahjen e të gjitha kategorive të dala nga lufta e UÇK-së, duke pas parasysh kontributin e tyre të jashtëzakonshëm për çlirimin e vendit.

Gjatë takimit, është biseduar në veçanti për adresimin e çështjes së pensioneve për veteranët luftëtarë, me ç’rast ka ekzistuar mirëkuptimi i dyanshëm për nevojën që kjo çështje të zgjidhet duke pas parasysh mundësitë buxhetore, domosdoshmërinë e ruajtjes së marrëveshjes me Fondin Monetar Ndërkombëtare si dhe duke pas konsideratë të plotë për nevojat e veteranëve të luftës.

Po ashtu, ka dominuar qëndrimi se duhet të gjendet zgjidhje për problemin e listave të veteranëve, duke përfshirë klasifikimin e tyre si dhe u shpreh angazhimi i përbashkët për gjetjen e një zgjidhje afatgjatë, në kohë reale, të kësaj çështje.

Gjatë takimit, u bisedua edhe për nevojat dhe çështjet tjera që lidhen me familjet e dëshmorëve, për invalidët e luftës çlirimtare dhe aspekte të tjera që kanë të bëjnë me këto kategori.

Mirëpo, Kryetari i OVL-së të UÇK-së, Smajl Elezaj është shprehur se nga takimi me kryeministrin, Mustafa, atyre u është premtuar se deri në janar të vitit të ardhshëm, veteranët do të marrin pensionet.

Veteranët, ende nuk i kanë marrë pagesat për muajin .

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme