Mustafa: S’mund të them a do të ketë koalicion, jemi të përkushtuar

Prishtinë | 16 Jan 2020 | 22:00 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, nuk ka qenë në gjendje të thotë nëse do të ketë marrëveshje të koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje.

Mustafa ka folur të enjten në “Debat” te RTK.

“S’mund ta them, s’mund ta prejë sot se a do të ketë a s’do të ketë. Jemi të përkushtuar për marrëveshje, të dy palët. Unë pres dhe shpresoj që këtë mund ta bëjmë dhe do ta bëjmë”, ka thënë ai.

Mustafa i ka quajtur gabime deklarimet e zyrtarëve të dy subjekteve që nxjerrin detaje të negociatave për publikun. “Marrëveshja nuik bëhet pa e ruajtur nivelin”, ka thënë Mustafa.   

Të ngjashme